TEKSTESHQIP

Daja Do
Atje Ne Boten Tjeter
Lyrics

polici:
Mirëmëngjes, a je ti I zoti I shtëpisë?
Kisha dashtë t'iu pyes diçka në emër të policisë
A keni vërejtur diçka të jashtëzakonshme,
Një objekt fluturues me ngjyrë të përkohëshme.
Apo një krijesë të gjatë e të gjelbërt,
Me sy të mëdhenjë e me një përbindësh të verbërt...
daja do:
Më falni por nuk I kam pa,
E nëse I shoh dua ti pyes diçka!
Ti pyes a rritet atje bari sikur tek ne gruri,
A kanë politikanë me gjeste majmuni.
Si quhen valutat atje dhe a devalvojnë,
A ka edhe atje njerëz që nga lufta përfitojnë.
A ekziston atje tatimi I vlerës shtuese,
A kanë president me manera vdekjepruese.
A ka polici dhe kush I kontrrollon,
A kanë dëgjuar për flajën korrupcion.
A janë nën sundim apo jetojnë të lirë,
Apo edhe atje vdesin për një ditë më të mirë.
Cila është atje mënyra e shumimit,
A I çinë femrat a shumohen prej tymit.
A është edhe atje rrena shtyllë e jetës.
Apo presin sikur këtu një rreze të të vërtetës.
A duhen në mes veti pa interes,
E në 100 vitet e fundit a kanë pasë atje progress.
A vriten atje apo si mbijetojnë,
A ka atje analfabetë që sundojnë.
Fjala pakicë atje a ekziston,
A kanë degju për politikë apo s'iu intereson.
Dua ta di atje a ngrehet bari,
A bahen gips atje,mos me iu'av n'di kari.
A u përzihet dikush në edukim,
Apo lindin gjeni ashtu me trashigim.
A mbizotëron atje mirësia e toleranca,
Apo edhe atje nervoza nuk ka balanca.
A ka bon -- ton në shoqëri,
Këto janë sendet që dua ti di...
E nëse është atje vetëm 1% më mirë se këtu,
Mos u nisni vetëm por mermëni edhe mu.
Të vi atje të largohem nga ky tmerr,
Parajsë në ambalazh, e në brendësi ferr.
Do të përkulem para jush me do e mos.
Vetëm të hikë nga ky CHAOS.

DËRGOI: