>
LETERSISHQIP

Pa Titull

Shume njerez i luten Zotit
qe ne jeten e tyre te ndodhi nje mrekulli.
Shume njerez i luten Zotit
qe ne jete te kene nje njeri te mire.
Shume njerez shpresojne te kene respektin e miletit,
shume mendojne se jan larg realitetit.
Shume luajne, shume gezojne, vuajne dhe vajtojne.
Shume mendojne per nje cope buke ne goje
kur te tjeret ate e shperdorojne.
Shume merren me thashetheme
dhe mendojne se vete nuk kane probleme.
Nuk mendojne per familjet e tyre,
nuk besojne se jane njerez me vyrtyte.
Keto cilesi ata i shperdorojne,
per ne fund vec probleme grumbullojne.
Mendojne, mendojne dhe nuk ndalojne,
per tu bere keq te tjereve nuk harrojne.
Keto mendime i gezojne,
njekohesisht mendojne se jane shenjtore.
Ta largojne kete ves nuk pranojne,
por dita dites ate e shtojne.
Duke larguar cdo njeri
duke harruar se jane ne vetmi.