>
BIOSHQIP

2 Fjalë Për Klipin E Ri “Qe Pse!” Nga Dardan Shkreli

14-04-2016
Një prej rockerëve më të njohur të viteve ’80 të shekullit të kaluar, Dardan Shkreli, vjen me këngën “Qe pse”!? Autor i muzikës dhe tekstit është Shkreli, aranzhmani është realizuar bashkë me kitaristin e mirënjohur M. V. Muha. Incizimi i këngës është bërë në studion “M&A”, ndërsa klipi i veçantë në formë të një filmi të shkurtër – është realizuar nga “Dardha & Anymate”.



“Qe pse” thumbon realitetin e sotëm politik të Kosovës, mjerimin social, injorancën dhe “pakon” e kotit që servon BE dhe OKB. Në rolin kryesor në klip është regjisori Kastriot Saqipi, ndërsa në tupana Lumi Veseli që kishte rolin kryesor në filmin “Shok”. Për më shumë, dëgjojeni këngën dhe shikojeni klipin e veçantë. Dhe, mos harroni: rocku s’vdes kurrë!
(Telegrafi)

2 Fjalë Për Klipin E Ri “Qe Pse!” Nga Dardan Shkreli