TEKSTESHQIP

Dardan Shkreli
Nuk Jetoj Pa Ty
Lyrics

Nata,
si çdo natë tjetër,
hëna mbi mua qan,
loti pikon mbi letër.

Mbi letër shkruar,
më nuk të dua,
dhe lamtumirë...
...çfarë të bëj me mua...

Nuk jetoj pa ty,
Nuk jetoj pa ty.

Një ditë kur të vdes,
kur t'më fusin thellë në dhe,
valët e detit do tërbohen,
për fjalët që s'mi the.

Mbi varrin tim një shkëmb,
do ta rrahë gjithmonë stuhija,
kalimtarët e habitur, lexojnë:
Vdiç nga dashuria !

Nuk jetoj pa ty,
Nuk jetoj pa ty.