TEKSTESHQIP

Dardan Shkreli
Mbylli Sytë
Lyrics

Mbylli Sytë !

Mbylli sytë – dielli të përendojë
Mbylli sytë mos lejo t'na kalojë
Këtë këngë këtë natë
Zoti le ta zgjatë
Të jetojë sa unë e ti!

Mbylli sytë – ushtri e re po zbarkon
Mbylli sytë si hije parakalon
Në rrugë për Babillon
Lufta po fillon
Janë mbledhur fise e kuvendojnë!

Mbrëmë dhe një Elenë më shumë
Ulpianë e Kartagjenë - bëra shkrum!
Mbretërinë që s'e doje
E jap për një Kalë Troje
Do t'jem unë sa t'jesh dhe ti!

***
Hesht daullet sikur lajmërojnë
Hesht vdekjen n'konak ma ftojnë
Luftë e tretë bot’rore
N’buzët e tua prore
Diell akoma s' agon!

Mbylli sytë – me diellin përenduar
Mbylli sytë s'mbet bes' n' bes' për t' besuar
Librin e historisë
Tjer't ma kan' qëndisë
Zemërplasur i mbylli sytë!!!