>
BIOSHQIP
Biografia
Edhe pse ende në moshë të vogël, pjesëmarrjet e tij në kompeticione të ndryshme muzikore janë vërtet shumë. Dario Zela, ka qenë pjesëmarrës, duke nisur që nga “Gjeniu i vogël” në Shqipëri, e deri te: “Io Canto”, “Tour Music Fest”dhe “Talento d`italia”, ku ka fituar edhe vendin e parë; në Itali. Gjithashtu Dario ka publikuar edhe një këngë të shoqëruar me videoklip. Dario Zela konkurron për herë të parë në kategorinë New Artist në festivalin “Kënga Magjike” me këngën “Për ty”.

Në vitin 2014, Dario Zela merr pjesë në Gjeniu I Vogel 6.

Në Qershor 2015, Dario Zela merr pjesë në JESC 2015 me këngën "Hena Capkenia".

Në Qershor 2016, Dario Zela merr pjesë në JESC 2016 me këngën "We Need Love".

Më datë 9 Korrik 2017, Dario publikon videoklipin "Ndjenje", në bashkëpunim me Elgit Doda. Muzika e këngës u punua nga Elgit Doda. Videoklipi u prodhua nga Pro Video.

Në Shtator 2019, Dario Zela merr pjesë në Kënga Magjike 2019 me këngën "Për Ty".

Më datë 27 Nëntor 2020, Dario publikon videoklipin "Falmi". Teksti i këngës u shkrua nga Dario & Elgit Doda. Produksioni audio u realizua nga Elgit Doda.
DËRGOI: