>
BIOSHQIP

David Tukiqi: Dashuria Ime E Madhe

23-02-2013
Kompozitori i njohur David Tukiçi, ka pothuajse dy vjet që ka braktisur Italinë për të qenë në Tiranën e tij të shtrenjtë, siç dhe ai dëshiron ta quajë. Jo më kot kishte zgjedhur të jetonte prej 18 vjetësh në qytetin bregdetarë të Kalabrisë, në një një apartament të tij, me pamje nga vendilindja, që gjithnjë e më shumë i mungonte. Në një intervistë artisti rrëfen 18 vitet e tij në shtetin fqinjë, divorcin me bashkëshorten e tij, Najada si dhe dashuria për vajzat e tij, tashmë të rritura Ledi dhe Neda. Jo vetëm kaq por dhe faktin e përjetimit gjysh pasi vajza e tij e madhja e ka gëzuar me dy nipër. Përpos artisti rrëfen angazhimet e tij artistike, si Drejtor Artistik i Orkestrës Simfonike, në RTVSH-në, arsyen se përse vendosi të kthehej pikërisht në Tiranë, pas shumë ecejakjeve në kryeqytet e botës si dhe marrwdhëniet me të vëllanë artistin Genc Tukiçin, i cili prej vitesh është vendosur në Paris.

Z. Tukiçi jeni vendosur në Tiranë prej dy vjetësh cilat janë angazhimet tuaja artistike?

Aktualisht sapo çelëm Stinën Koncertore 2013. Ishte një koncert i organizuar në Teatrin kombëtarë të Operas dhe Baletit nga Radio Televizionit shqiptarë në bashkpunim me Ambasadës Austriake, pasi dua ta theksoj se ishte pikërisht ambasadori austriak që këmbënguli për këtë koncert. Jam i nderuar që e çel këtë sezon, me një bashkpunim dhe vend të nderuar si Austria e cila e ka traditë muzikën klasike. Ishin artistë shumë profesionistë nga Austria si, violonçelisti
Thomas Auner i cili interpretoi mjeshtërisht Koncertin për violonçel e orkester në “la minor” të Robert Shuman, si dhe dirigjenti Kostantinmajft mirë Johann Strauss Jr. “Zërat e pranverës”,Franc Scubert-simfonia no.6 “e vogël” dhe Erich Wolfgang Korngold- “Straussiana” pjesë për orkestër dedikuar familjes së fameshme Strauss dhe që luhej për herë të parë në Shqipëri. Ky qe koncerti i parë, pas të cilit do të vijojë dhe kalendari i koncerteve që do të jenë gjithsej dhjetë deri në mbyllje të këtij sezoni.



Një artiste Ina Kosturi ka deklaruar se nuk e keni përfshirë në koncertet që ju organizoni si instutucion?

Për mua Rtsh i ka dyert e hapura për të gjithë artistët profesionistë dhe të zotë.

Do të thotë që kjo artiste nuk është e aftë?

Jo këtë nuk mund ta them. Unë mund ti sygjeroj një dirigjenti, një muzikant solist që mendoj se mund të luaj me Orkestrën Simfonike të R.T.SH-së, por në asnjë mënyrë t’i imponohem. Zgjedhja e solistëve dhe e repertorit bëhet në bashkëpunim me dirigjentët dhe me aprovimin e bordit artistik të orkestrës që tashmë është riformuar.

david tukici

Si po ndiheni në Tiranë ?

Në Tiranë ndihem mrekullisht shumë mirë. Është vendi ku unë ndihem më mirë se kudo tjetër në të gjithë kryeqytet e botës. Këtu më pëlqen gjithçka, njerëzit, miqtë, bisedat, klima. Asnjë nuk të kupton kaq mirë sa më kuptojnë miqtë e mi këtu. E them këtë pasi ua njoh mirë psikologjinë njerëzve këtu.

A ka diçka që nuk ju pëlqen nga Tirana?

Mua më pëlqen gjithçka nga Tirana. Kemi një klimë fantastike, dhe qyteti shtrihet rrëzë Dajtit, dhe gjendet vetëm gjysëm ore larg bregdetit. Të huaj kryeqytetin tonë e konsiderojnë qytet bregdetarë pasi qytetet e tjera e kanë shumë larg detin mbi dy orë larg.

Aktualisht jeni i divorcuar prej sa kohësh?

Nuk më pëlqen të flasë për jetën time private. Madje nuk do të doja, por meqë ju kembëngulni, po pohojse tashmë lidhja jonë martesore, ka vite që është shkëputur. Ka 13- vite që ne pothuajse me ish-bashkëshorten Najadën, jemi ndarë dhe kishim nisur procedurat që në Itali, por meqënëse atje, procedurat zgjasin për vite e vite, kjo gjë ishte lënë disi në harresë dhe nuk është se i kishim kushtuar ndonjë vëmendje të madhe. Vetëm para pak ditësh ne Gjykatën e Tiranës, kjo lidhje martesore përfundoi ligjërisht.

Ajo është nëna e dy vajzave të tua si i keni marrëdhëniet aktualisht?

Janë marrëdhënie normale pasi takohemi për festat familjare, siç janë martesat apo ditëlindjet.

Cilat janë arsyet e ndarjes tuaj një martesë e gjatë përse mund të prishet?

Mendoj që është çështje karakteresh, që nuk përputhen.

Genci është vëllai juaj art-ist, që jeton në Paris, a i ndiqni evenimentet e njëri-tjetrit?

Genci është miku, shoku, vëllai im më i mirë, gjithçka për mua. Patjetër që i ndjekim.

Ju tashmë keni dy vajza të rritura Nedën dhe Ledin po me to si janë marrëdhëniet dhe a takoheni shpesh?

Marrëdhëniet me vajzat janë të shkëlqyera. Ato tashmë janë si dy shoqe të miat. Flasim dhe kuptohemi për gjithçka. Janë përkatësisht Ledi 27 vjeç dhe më ka bërë gjysh me dy nipa dhe Neda më e vogla 25 vjeç. Ato jetojnë së bashku me nënën e tyre në Romë, por takohemi sipas rastit. E vogla Neda ishte këtë vërë këtu dhe u kënaqëm shumë.

A jeni i dashurar tashmë, pasi në Opera herën e fundit jeni shfaqur me një femër të re përkrah?

Jam gjithmonë i dashurar me muzikën. (qesh).

E kam fjalën a ka aktualisht një femër ideale në jetën tuaj?

Mendoj që ka dhe koha do ta tregojë.
(shqiptarja)

David Tukiqi: Dashuria Ime E Madhe