TEKSTESHQIP

Defrim Deda
Kur Të Kam Pranë
Lyrics

Pjesa I
Kur të kam pranë seç ndjej një drithërimë
sepse je ti, ndjesi që vjen nga zemra.
Kur të kam pranë më deh aroma jote,
sepse je ti, ti je ajo ndjenja!

Ref. (2X)
Se dua të t'kem për vete, për vete, për vete.
Sa të dua, veç unë e di.

Pjesa II
Kur më ke pranë a ndjen dhe ti si unë?
A të ngacmon ndjesi në kraharor?
Kur më ke pranë a ndjen se je më shumë?
Se qenia ime, pranë teje, kulmon!

Ref. (2X)
Se dua të t'kem për vete, për vete, për vete.
Sa të dua, veç unë e di.
Ref. (2X)
E kotë, s'mendoj një tjetër, një tjetër, një tjetër,
ta dua ashtu si ty!