TEKSTESHQIP

Demir Krasniqi
Kënga E Sylejman Ibrahimit
Lyrics

Ani, krisi pushka, nan-o, n' stom të Drinit,
Ani, qyqja motra e Sylejman, o, Ibrahimit!

Ani, Sylejman, o, Sylejman , bre vlla-e,
Ani, me shumë pluma, vlla, o të paskan vra-e !

Ani, njihmi motër, varrt-o, sa i kam-e,
Ani, s' po m' len gjaku, vlla, varrtë me t'i pa-e!

Ani, t' i sheh hoxha, o vlla, kah t'i lan-e,
Ani, t' i sheh hoxha, vlla, o bre, me xhemat-e !

Ani, amanet, o, po ta la , moj nan-e,
Ani, t' ma maroni, nanë, o ni vorr të gjan-e !

Ani , t' gjanë e t' gatë, moj nanë, me dy penxhere ,
Ani, t'i shoh lulat, nanë, ani prej pranvere !

Ani, t'i shoh lulat, nano, kah lulojn-e,
Ani, ta shoh dushkun , nanë, o kah t' mugullojn-e !

Ani, ta shoh verën, nano, tuj verue ,
Ani, t'i shoh kingjat, nano, tuj ladrue !

Ani, kur t' vjen vakti, o për me kosit-e,
Ani, kosën teme, nano, n' livadh me ma qit-e !

Ani, krejt dynjaja, nano, le t' bajnë seri --
Ani, qysh kositë, moj nanë, oh, kosa pa njeri?!

Ani, kur t' vjen vakti, o , për me prashit-e ,
Ani, shatin tem, moj nane, o, n' arë me ma qit-e !

Ani, krejt dynjaja , nano, le t' bajnë seri --
Ani, qysh prashitë , moj nane, oh, shati pa njeri ?!

Ani, kur t' vjen vakti, nano, për me korr-e,
Ani, drapnin tem, moj nane, ani , qitma n' ar-e !

Ani, krejt dynjaja , nano, le t' bajnë seri --
Ani, qysh do t' korrë , moj nane, oh, drapni pa njeri ?!