>
BIOSHQIP
Biografia
Ai është bariton i Filarmonisë së Kosovës, ku ka prezantuar Kosovën në shumë koncerte botërore. Njihet si njëri ndër zërat më të fuqishëm të skenës sonë. Është i dashur dhe shumë i pëlqyer për publikun.

Pas shumë sukseseve anekënd Kosovës dhe diasporës, ai do të jetë edhe më afër fansave.

Gjithashtu këngëtari ka pohuar se këtë ëndërr të kamotshme e ka bërë realitet Pellumb Ballata nga “Homebase Sound, pianisti, Agron Shujaku si dhe dirigjenti dhe pianisti, Edon Ramadani.

Në Shtator 2009, Fjolla Gashi & Denik Prizreni marrin pjesë në Zambaku I Prizrenit 2009 me këngën "Dritë E Syve Te Mi".

Në Gusht 2016, Denik Prizreni merr pjesë në Zambaku I Prizrenit 2016 me këngën "Vera E Hidhur".

Në Qershor 2015, Denik Prizreni merr pjesë në Zambaku I Prizrenit 2015 me këngën "Qyteti I Dashurisë".

Ne Nentor 2017, ai ka filluar incizimet e këngëve për albumin e parë, i cili është i ndarë në dy blloqe me nga pesë këngë. Madje, Prizreni ka pohuar se albumin do ta dhurojë falas dhe do të jetë gati në fillim të muajit dhjetor. “Sot filloj incizimi (audio) i albumit tim të parë të quajtur SOGNO ( Ëndrra ) album ky i ndarë në dy blloqe, në 5 arie operistike dhe 5 këngë të zgjedhura nga perlat e muzikës shqiptare. Ky album do të jetë i gatshëm së shpejti dhe do ta dhuroj falas”, ka shkruar në llogarinë personale në Facebook, Deniku.

Më datë 5 Mars 2018, Denik Prizreni publikon videoklipin "Të Kam Thënë". Kënga është e zhanrit baladë, dhe është punuar nga Artan Rexhepi. Vargjet e tekstit janë shkruar nga Xheraldina Vula, gjersa në kitarë ka ekzekutuar Astrit Stafai. Ana vizuale e këtij projekti i është besuar BUG Production.

Më datë 28 Maj 2018, Denik Prizreni publikon videoklipin "Puth, Puth".

Më datë 16 Mars 2019, Denik Prizreni & Vesa Luma publikojnë videoklipin "S'paska Qenë E Shkrume". Muzika e këngës u punua nga Ilir Tolaj, teksti u shkrua nga Big Basta, ndërsa për orkestrimin u kujdes Ilir Tolaj. Videoklipi u prodhua nga kompania Black Fish Entertainment, ndërsa miksimi dhe masterizimi i është besuar Florent Boshnjakut. Në baladën që vjen e interpretuar mirë nga dy këngëtarët, është përfshirë edhe Astrit Stafa, i cili ka luajtur në instrumentin e buzukut.

Në vitin 2020, Denik Prizreni publikon albumin "My Way".

Më datë 17 Qershor 2021, Kengetare Te Ndryshem publikojnë videoklipin "Nata E Qefit Ne Prizren". Muzika e këngës u punua nga Hekuran Krasniqi, ndërsa teksti u shkrua nga Ismet Bexheti & Hekuran Krasniqi.