>
BIOSHQIP
Biografia
Denis Toçilla i njohur ndryshe si Demito është një poet, redaktor dhe inxhinier mekanik i lindur në vitin 2002 në fshatin Novosej të qytetit të Kukësit. Mësimet e para për dije, i mori në shkollën 9-të vjeçare “Beqir Hamza” në vendlindje, kurse shkollën e Mesme të Përgjithshme e kreu në fshatin Shishtavec. Vazhdon studimet e larta në Universitetin Politeknik të Tiranës, në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike. Është autor i vëllimit poetik “Nëpër kohë”. Në bashkëpunim me tre poetë të tjerë, ka botuar librin me titull “Përtej maskave”. Vjen para lexuesit me librin e tij të radhës me titull “Padronët e lotëve”. Me dëshirën e madhe për të shkelur në shtigjet e pafundme të poezisë, Denisi ushqen ëndrrën për t'u bërë një poet dinjitoz në fushën e artit të letërsisë shqipe.