>
LETERSISHQIP

Inatçi

Ti që çirresh kundër meje
Thua se po ndodh tërmet,
Gjith’ do t’jem përpara teje
Mjerë për ty e vajmedet.

Ti që sytë zgurdullon
Kur shikon shkëlqimin tim,
Zoti ty ta shtoftë inatin
Veç për ty gjithë ky urim.

Ti që humbjen time do
E për vete do ta rrëmbesh,
E di mirë që je si shtrigë
Por kërkon të jesh princeshë.

Ndërsa ty more shtrigan
Për dështim të përgëzoj,
Mbaje fort, shtrëngoje humbjen
Unë po nisem të fitoj!