>
LETERSISHQIP

E Desha

E desha o mik më shumë se sa botën
Më shumë se sa qiellin e universin bashk,
E ndieja pa e prekur dhe gjithmonë në ëndërr
E puthja si i çmendur me afsh.

E desha o mike e mendoja pa reshtur
Dërgoja lutje në qiell për atë dhe mua,
Lundrueshëm në detin e dashurisë
Nxirrja kokën mbi ujë dhe thoja: e dua.

E desha o engjëj si Romeo-Zhulietën
Më helmoi ajo, e helmova dhe unë,
Donim duke vrarë me dashuri njëri-tjetrin
Vrisnim duke dashur, secili më shumë.

E desha o Zot siç do ti engjëjt
Më përzuri siç përzure t’ziun djallë,
Megjithëse m’la dhe iku me tjetrin
E desha, e dua atë të përdalë.
12:54 21.09.2020