>
LETERSISHQIP

Boshësi

Edhe kotësia ka kuptim,
Nuk është thjesht ndjesi e vazhdueshme dhe e zbrazët.
Arritja në atë gjendje ka një arsyetim,
Burim i ekzistencës së saj nuk është aq e largët.

Ekzistenca e kësaj gjendjeje është produkt i diçkaje
E ngjarjeve, ndodhive, situatave, perjetimeve, kujtimeve...
Proceseve mendore e shpirtërore të brendesisë sonë të madhe,
Faktorëve të jashtëm dhe nxitjeve.

Kjo gjendje mund të krijohet nga ne ose mjedisi,
Është zgjedhja jonë ta bëjmë veten të lëvizi,
Të lëvizim ose të qëndrojmë në zbrazëti
Të ndihmojmë veten ose të familjarizohemi me këtë kotësi.

Kur ndihemi të pafuqishëm dhe të lodhur
Kemi nevoje për tu ' zgjohur'
Të zgjohemi nga gjendja e errët e trishtimit
Te gjejme dhe vrapojme pas motivit.

Motivit te jetës dhe dobishmerise
Te kuptojme veten, boten dhe ciklin e lëvizshmërisë.
Këta jemi ne dhe kjo eshte jeta jone,
Zgjohu dhe krijoje ate që deshiron!

DËRGOI: