>
LETERSISHQIP

Mbi Ekzistencën

Ç'eshte ekzistenca? Çfare na mban gjalle? Pse ne na sjellin ne jete dhe ne duhet ta kuptojme ate,ta jetojme e pastaj te vdesim po prape duke mos qene ne doren tone.Pra,si mund te vijme ne jete pa deshiren dhe miratimin tone,e si te pretendojme te jetojme te vetdijshem,me deshire dhe nen zgjedhjet tona.Shume pikepyetje ngrihen mbi ekzistencen dhe pjesemarresit qe mundesojne/zhvillojne/ndikojne/perfshijne ekzistencen tone.Ndonjehere ekzistenca dhe te jetuarit eshte nje BARRE per tu hequr!Pra,jeta nuk eshte ajo dhurata e çmuar,koha ne te cilen ne perpiqemi te kalojme sa me bukur duke krijuar kujtime te bukura e duke lene gjurme,ai udhetimi i emebel apo i veshtire dhe me vlere,,,,ndonjehere te jetosh eshte BARRE! Po,nje sfide ku ti je e sfiduar pa asnje arme luftimi,por e pajisur me aftesine qe ti ta krijosh/gjesh vet kte arme e te kalosh sfiden... Eshte barre te zgjohesh me dhimbje, me gjurmet e erreta,me peshen e fajit qe te rendon ndergjegjen,eshte barre te pranosh njerez dhe ngjarje qe ata/ato ekzistojne dhe zhvillohen pertej kontrollit tend,te padeshiruara nga ty,eshte sfide te krijosh raporte te reja shoqerore/sociale,intime kur themeli i raporteve te tua eshte ndertuar ne erresire,ne zhgenjim e mosbesim. Eshte e veshtire te ecesh,te flasesh,te degjosh,te bashkevprosh...Por,e permenda,Zoti na ka pajisur me aftesine per te ndertuar 'armen' e luftimit te ketyre sfidave qe i kalojme dhe ne gjithashtu krijojme mburojen tone me te cilen pershkojme ekzistencen tone. Ne momente te caktuara ekzistenca eshte barre ne te tjera dhurate e lumturi,por ne cdo moment eshte e rendesishme dhe ne duhet te marrim pjese ne te,ne cfaredo roli te gjendemi duhet ta luajme ekzistencen tone,sepse edhe nese nuk e bejme prape ekzistojme,por duke e luajtur dikush tjeter rolin tone apo dhe diçka tjeter( pasiviteti,lodhja,dobesia...),dhe mund te kalojme ne rol pasiv,por jo gjate,jo shume gjate,sepse nuk do mund te gjejme dicka apo dike tonen autentike ne Ekzistence dhe nese nuk e gjejme s'do marrim pjese individuale ne ekzistencen tone,edhe nese marrim pjese aktive ne ekzistence prape do pushojme se ekzistuari nje dite,por t'i leme nje grimce vetjake Eres se Vazhdimesise Ekzistenciale si perberje e saj.Kjo grimce sado e vogel eshte ne perberje te Ekzistences Njerezore,ajo grimce mund te zvendesohet nga te tjere,apo ta zgjerojne ne nje grimce me te madhe,por ajo Grimce ka vleren e vet ne Ekzistencen Gjigante te Tokes Njerezore...Nje maje gjilpere ne kte thellesi,nje pike ne gjithe kte pafundesi,por nje pjesemarrje/ perberje ne Ekzistence.Bota dhe Ekzistenca njerezore do vazhdoje ciklin e vet edhe pa ne,keshtu qe t'i leme ate grimcen qe prodhon autenticiteti yne ne vazhdimesine e ekzistences. Jemi kaq te pavlere kur e mendon,saqe me duket sikur ndjenjat jane ato qe i japin pak rendesi relative Ekzistences sone.Ndoshta mund t'ja vleje ajo grimce pasi shpirti yne subjektiv mund te ngjitet/zere vend ne kte grimce dhe ajo grimce ne Ekzsitencen njerezore. Subjektiviteti yne qendron ne grimce,grimca ne Ekzistence dhe ne gjejme vendin tone ne te. Ndoshta kjo ka rendesi,ndoshta ky eshte iluzjoni im grimcioz Ekzistencial...Ç'eshte kjo grimce qe qendron ne ekzistence e qe i jep vlere te jetuarit dhe qenies sone ne jete? Është brendesia jone,shpirti yne subjektiv,shuma e veprave tone,teresia e asaj qe percakton autenticitetin tone... Pavaresisht se jetojme ne nje periudhe globale,tmerresisht teknologjike dhe individualiteti thuajse eshte zhdukur,njerezit priren drejt nje gjithepranimi e gjitheperfshirjeje sociale,nje ndikim social shume i madh,aq sa i frikesohesh veçantise tende,por ne duhet ta gjejme ate. Ta zbulojme çfare na ben te ndihemi " une"? ( ne). Kjo mund te perkufizohet si " gjetja e qellimit ne jete", " gjetja e rruges sime"," shfrytezim potencjali"," nxjerrja e anes me te mire re vetes( versioni me i mire i vetes)"... Por,ne nje kendveshtrim tjeter veprimtaria jote jetesore e pasqyruar ne ngjarje dhe forma ku njerezit e tjere mund ta perdorin per per perfitim,zhvillim,aftesim kete " veper" tenden. Ti vdes,por njerez te tjere do vazhdojne ta perdorin e marrin ' vlere' e kenaqesi nga kjo " veper" qe mund te jete liber,teori,shtepi,send me vlere,prone,pikture,fotografi,ose punime te profesjonit qe ti ke ushtruar ( njerez qe ke ndihmuar,investime,praktika e pasur qe vazhdon tu sherbeje njerezve te tjere,femije te edukuar e te shkolluar ( ne gjetje te qellimit dhe ata, qenie racionale)...Njerezimi ka zbuluar shume,,Zoti i ka pajisur njerezit me aftesi dhe ata i zbulojne,,,po te shpirti a ka ndikim,apo shpirti eshte teresisht i yni,subjektiv? I krijuar nga ne,i kategorizuar, zhvilluar,pasuruar/varferuar, erresuar/ ndricuar nga ne?? Ndoshta ne momente te caktuara gjera te ndryshme kane rendesi,ndonjehere vetem momenti,ndonjehere perjetesia. Ndonjehere ato veprat qe ngelen e ndonjehere perjetimi i lumturise dhe paqes shpirterore... Por,çfare ka rendesi vertete? Apo dhe " rendesia e vertete" eshte relative ne perkufizim dhe jo teresisht objektive ne vetvete. Pra,per njerez te ndryshem ekzistenca ka kuptim dhe rendesi te ndryshme. Per disa kane rendesi veprat e medha apo te rendesishme e dobishme qe mbeten dhe pas vdekjes,per disa kuptimi dhe qellimi ekzistences eshte FAMILJA,raportet shpirterore qe krijojme,momentet qe jetojme,ekzistenca eshte dhurate( nga kush,nga prinderit,nga Zoti...??!) dhe ne e shijojme me familjaret,miqte etj. Per disa qellimi i ekzistences eshte shfrytezimi i potencialit te tyre dhe gjetja e rruges se tyre,nje drejtim qe i orienton ata ne kuptimin e vleres se Ekzistences,gjetja e nje pune/ veprimtarie/ ndjesie... qe ata i permbush,u krijojne identitet dhe i bejne ta vleresojne veten,jeten dhe Ekzistencen... Per disa ajo mbetet thjesht nje absurditet,,, Nje fillim qe ka nje fund te sigurt dhe nje zhvillim te veshtire,nje pikepyetje e vazhdushme dhe pergjigja e se ciles mund te jete nje nder copezat e rendesise se saj... Po per mua ç'eshte? Si dhe te tjere,jane te gjitha keto ne momente te ndryshme. Ç'te them? Qe ekzistenca eshte nje kohe gjate se ciles ne jemi te rrethuar nga mjedise,lloje bote materiale,shpirterore,racionale,morale... dhe ne kemi nje hapesire tonen ku gjate se ciles orientohemi dhe ndjekim nje rruge jetesore te cilen e zgjedhim ose na e ofrojne,apo na sjellin ne ate rruge dhe ne e pershkojme derisa koha te mabroje? Apo si ta perkufizoj ndryshe,-Ekzistenca eshte dhurate nga Zoti,te cilen ja bekoi familjeve tona dhe na pajisi me nje fat,te ardhme,te cilen ne duhet ta zbulojme e arrijme? - A eshte ekzistenca nje dhurate,nje pergjegjesi,nje e drejte,nje barre,nje kohe,nje bekim apo mallkim??? Nje gje eshte e sigurt,ne ekzistojme,por lindja e mundesise te Ekzistences sone eshte teresisht zgjedhje e tjeterkujt. Mundesine e krijon Zoti,zgjedhjen e bejne prinderit tane dhe ne jemi aktori kryesor ne ekzistencen tone??? Qesharake kur e mendon,sepse roli kryesor fitohet pas shume vitesh,kur ne maturohemi( rritemi jo vetem fizikisht),por a nuk caktohet roli kryesor qe ne fillim?,-Ah po, nuk caktohet,ne kete rast,roli qendror fitohet. Pastaj kur fiton rolin qendror ne Ekzistencen tende cakton dhe rolet njerezve te tjere dhe elementeve te tjere qe marrin pjese ne te ; paresor,dytesor,protagoniste,etj.. A mund ta quajme jeten - Ekzistence?? Degjoj shprehje te tilla" Nuk dua vetem te ekzistoje,dua te jetoj",apo tjeter version " Bukur eshte te jetosh,shumica e njerezve thjesht ekzistojne!" Pra,per te jetuar duhet te ekzistosh,por per te ekzistuar nuk do te thot se patjeter po jeton,ne kte rast nenkuptohet mbijetesa, mungesa e te shijuarit te jetes apo jo?? Ah,,,,ka shume shprehje! Me erdhi nje tjeter ne mendje " Per te jetuar nuk duhet te mundohesh te gjesh kuptimin e jetes!"Por,ne vetvete kur ty te bejne logjikisht kuptim disa pergjigje mbi jeten nuk ndihesh e lumtur? Une ndihem per vete, sepse per mua lumturia eshte e ndryshme nga njerezit e tjere,jo sepse jam une, por te gjithe lumturohen nga gjera te ndryshme,ne forma te ndryshme. Une ndihem e lumtur edhe me palumturine time. Por,kto shprehje nuk e barazojne jeten me Ekzistencen,te jetuarit me sakte me ekzistencen. Por as mbijetese nuk eshte Ekzistenca??.Nuk di ç'te them per ekzistencen dhe nga ana tjeter dua te them kaq shume. Te anashkalosh ' te thenet per ekzistencen' eshte element i te jetuarit? Pra,nese ne rendim pas kuptimit,perkufizimit te Ekzistences nuk jetojme,pra nuk do te gjejme lumturine,pasi te perpiqesh te kuptosh jeten nuk do te thote se po jeton? ( bukurine e jetes). Une nuk e mendoj keshtu,per mua kjo eshte nje shmangie e pergjigjes " pse ekzistojme"? " Ç'eshte ekzistenca ne botekuptimin tim?" Te merresh me keto pyetje nuk do te thote se po humb copeza te lumturise nga jeta... Para syve m'u shfaq " Bota e Sofise",ajo kerkonte pergjigje per shume pyetje abstrakte me pergjigje relative dhe te trokasesh ne deren e universit te filozofise eshte nje opsion i mire per te hyre aty dhe te njihesh me pergjigje te cilat thellojne me teper pyetje,,, Pra,dil nga dera i Individualizmit tend dhe trokit ne Boten e Filozofise,ku do e kesh me te thjeshte pjesemarrjen ne njohjen e pergjigjeve te pyetjeve te tua...Hyn aty, neper ato dyer e dhoma t erreta,mendimi i te cilave i ndricon gradualisht derisa arrin ne driten e qartesise se tyre. Dhe prape ti krijon deren tende aty,sepse po,ti je pjese e cdo gjeje qe ben, qe mendon,qe hyn,qe te magjeps,qe...te aktivison shqisat, brendesine, veprimtarine, fuqine...E pastaj ne kte bote ti perpiqesh te hapesh ate dere, ambjenti i se ciles te jep ate qe kerkon( driten ose erresiren,pergjigjen,ate qe ti kerkon,por edhe nese nuk e gjen plotesisht, duhet ta krijosh ate pjese qe mungon dhe te shfaqesh formen e ekzistences tende, e asaj qe ekziston breda teje dhe midis teje,neper venat dhe rruget e kalimit trupor,shqisor,mendor e shpirteror. Ti gjen veten,por edhe e krijon ate,ti gjendesh ne jete,e prape e jeton ate qe te ofrojne fillimisht e ate qe zgjedh e krijon me vone,por ne fund te kesaj, e rendesishme eshte ti perkasesh nje pjese te gjithesise, ta dish se cfare ke dashur vertete dhe e ke bere,kë ke dashur dhe je pjesë e perjetimit te tij shpirteror, pjese e nje elementi qe ti i ke dhene jete, dhe kur trupi yt te kalbet, elemnti qe ti ke pervetesuar do vazhdoje te te mbaje shpirtin gjalle... ose gjalleri te shpirtit tend,ose ai pervetesim i elementit qe ti do besh do e perjetosh si te tille,si nje forme perjetesie, si grimce ekzistenciale ne element...