TEKSTESHQIP

Dervish Shaqa
Isa Boletini
Lyrics

Krajl Nikolla po ma rrehka telin
Kangjallazit po ja qon haberin
E me ma nxon o Isa begun
Po krejt Evropa ja kanë pa sherrin
Kangjallozi o ja ka dredhun telin
Krajl Nikolles ja qon haberin
Ta kom nxon more Isa begun
Ta kom nxon e ta kom mashtru
N'Podgoricë Isën ta kom que
N'Podgoricë e Isa osht dale
Veshoviçin e po qon me marrë
Gjeneralin ka que me marrë
Hiqi armët Iso i kom dy fjalë
Gjeneral e mos t'kofsha falë
Përpara mbreti maden jom dalë
E sylahin nuk ja kom dhonë
Para Krajli Qetin jam dalë
Unë Sylahin nuk ja kom dhanë
Nuk i hjek armët edhe sa t'jom gjallë
Kërset pushka haj ore në pazar
Në pazar o në qarshi
O rrebt po qet more Isa allti
Po i nihmojnë more do djem o të ri
Mule kadale e i ka thonë atij
Kurrë ksi shqyptari nuk kem pa me sy
Ta njefsha t'ligen o Austri
Shumë uzdaj kom pas në ty
Se kom ditë qe po don me m'hi
Austria e more po bon seri
Zot çka osht e ky nam o beteri
Podgoricën e ma mloj o jezeri
Po lufton more hej ai o Isa begu
O met dëshmor o Isa vet i teti
Vet i teti po dëshmor o metë
I ka vra shkijet o nizet e tetë
Krajl Nikolla e po bon o medet
M'ka fik o Zoti aj ore cep e me cep

DËRGOI: