Më mbaj mend (për 1 muaj)

Dervish Shaqa - Të Shtatë Krajlat Rrehin Telin Lyrics

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  2

Të shtatë krajlat o rrehin telin
Kokan mledh krejt o Përzereni
Për qat murtat q'i e qoj Dovleti
O ra n'Gjakovë te Avdullah Begi
O Islam Aga n'teqe t'shehit
Po i thërret o Avdullah Begit
Priti djemt e Mymleqetit
Tu kanë rrasë o në derë t'haremit
Tu kanë rrasë e tu kanë afru-e
O me i pas kraht o s'munesh me pshtu-e
Se lamë Pashen me dal te gjallë
Avdullah Begi o ish kon ni djalë
Pe bo pushkë e pe bon piskamë
Po donë zojat o menq me dalë
E tash o hyp o Muja n'sarajë
Shaqir Currit o po i qon fjalë
Kti Shaq Currit o me i kallzue
O azgan t'madh o të kanë kallzue
Eu a po vjen o me dekë me mue
Mymleqeti o m'ka rrethue
Për qet mik qe s'deshta me lshue
S'muj e lshova ka thonë ket mik-e
Po m'ja nxojn edhe djalit syt-e
Po i thojn baba t'u ka korit-e
Eu s'kom çka boj veq me dhonë ket shpirt-e
Maxharr Pasha o rrin o menue
A e qet kush ni fjalë o për mue
Babë Dovletit o me i kallzue
Në Gjakovë më kan ngujue
O m'kan mshel sikur me kon gru-e
Eu Colë Delia sy sahati
I lumtë goja o mir o vikati
O vet po e jes o Pashën prej çarki
O Monë Avdinë po ma pret bajraki
Po rri n'besë o sikur i ati
Po rri n'besë si baba i vet-e
Qysh ke njeh eu yzbashi mbret-e
Fukaranë more pse pe shet-e
I kem dhanë besën o Dukagjinit
Mos me ja lshu o tokat llatinit
O tokë llatinit nuk kem me i dhanë
Heu për pa u mush me vorre
Haj more anë m'anë o hej

(murtat- lajmërim)
(Babë Dovleti - Perandoria osmane)
(Mymleqeti /Djemt e Mymleqetit - Vendi,atdheu/ Djemt e vendit, atdheut)
(Teqe - objekt fetar)

Ky tekst u dërgua nga Milot



Publikimi: 18/02/2011


Më Shumë Këngë Nga Dervish Shaqa:


Komente 0


Dervish Shaqa - Të Shtatë Krajlat Rrehin Telin
Linku i videos në YouTube:
Në TeksteShqip janë rreth 100.000 këngë me videoklip dhe afërsisht 40.000 këngë të tjera që nuk kanë një videoklip në Youtube. Stafi i TeksteShqip shton çdo ditë video të reja, por është e mirëpritur ndihma e kujtdo që arrin të gjejë një videoklip që mungon, apo një version më të mirë sesa klipi që mund të jetë aktualisht në TeksteShqip.

KUR PRANOHET NJË VIDEO E DËRGUAR:

Për verifikimin nga stafi mund të duhen pak minuta deri në disa orë, por garantojme që gjithsesi verifikimi do të kryhet brenda 24 orësh.

VIDEO E DËRGUAR NUK U PRANUA?

Një video e dërguar nuk do të pranohet nga stafi i TeksteShqip nëse:
1. Video e dërguar është fshirë ndërkohë nga YouTube ose është e padisponueshme.
2. Video nuk i përket këngës "Të Shtatë Krajlat Rrehin Telin".
3. Video është e këngës "Të Shtatë Krajlat Rrehin Telin", por nuk këndohet nga Dervish Shaqa.
4. Video që kemi në TeksteShqip, është më cilësore se ajo e dërguar.
5. Video që kemi në TeksteShqip, është zyrtare, ndërsa ajo e dërguar, jo.