TEKSTESHQIP

Dervish Shaqa
E Mire Boll E Flokt E Gjata
Lyrics

E mirë boll mori e mirë boll,
E mirë boll o flokët e gata,
Hej-e hej-e shkurtoi pak le t’duket qafa.

Pse bre djalë, pse bre djalë,
Pse bre djalë o me i shkurtue,
Heh-e hej-e, s’ishe kanë jaran për mue

Dje je kanë mor dje je kane,
Dje je kane sot ke kallzue
Hej-e hej-e, dje je kanë, sot ke kallzue.

M’ka ra vakthi, m’ka ra vakthi,
M’ka ra vakthi o me t’ livdue,
Hej-e hej-e, zanin peshë o ta kam çue.

Ta kam çu mori ta kam çu,
Ta kam çue zanin peshe,
Hej-e hej-e, s’e ka kush kte jaraneshë.

Gojen e vogel o gojen e vogel,
Gojen e vogel dhamte e shpesh-e,
Hej-e hej-e, gjithe po m’del n’ orok tuj kesh-e.

Gjithë po m’del mor gjithë po m’del,
Gjithë po m’del n’ orok përpara,
Hej-e hej-e, gjithe po m’del n’orok përpara.

Hajde djalë mor, hajde djalë,
Hajde djalë ty t’koftë marshalla,
Hej-e hej-e, hajde djalë të koftë marshalla.

Si harushë, si o harushë,
Si harushë po t’prij perpara,
Hej-e hej-e, si harushe po t’prij përpara.

Ne qiler, mor ne qiler,
Ne qiler ty po t’ çon dada,
Hej-e hej-e, ne qiler ty o po t’çon dada.

A don molla-o a don molla,
A don molla a don dardha,
Hej-e hej-e, po a don molla a don dardha.

Molla e dardha-o molla e dardha,
Molla e dardha kam lane-o ne shpi-e,
Hej-e hej-e, molla e dardha kam lane n’shpi-e.

Veç jam ardhe, veç jam ardhe,
Veç jam ardhe me nëjt o me ty-e,
Hej-e hej-e, veç jam ardhe me nej-o me ty-e

DËRGOI: