>
LETERSISHQIP

Zoti Harroi Henen Te Ndeze

Një mijë mendim
Koha pas si hije e zezë.
E ardhmja rend të më ndjekë
Si plumb kalon pranë për një moment.

Errësirë e plotë
Burim që ka filluar të shterojë,
Në sytë e tu stop ka frenuar...
...dhe vera ngriu në gotë!

Me shikim të mjegulluar,
Hënën do coptoj me thikë do e pres.
E penduar si vetëtimë do arratisem
Me lotët e hënës, gjurmet do mundohem të fsheh...

Më merr... më jep..më kërkon...
E humbur midis ëndrrash të humbura.
Lumë që ka ndaluar të rrjedh,
Atje është ku gaz duhet të shtyp...më duhet të ec...

Dhe të pres...
Si fllad i lehtë ere që fryn..
...dhe mirë di ylberin të sjellë!
Me zotin do përleshem
...hënën harroi sonte të ndezë!!!