>
LETERSISHQIP

Skalita Dhimbjen

Eshtë vrenjtur, zemra ime si re e rënduar shumë
E trazuar si dallga e detit përplasur në shkemb.

Duket sikur ka ndaluar akrepat e saj s'guxon të reagojë
Një psherëtimë e dhimbshme bëri qiellin të lotojë...

Lotët e përzier me shiun rrjedhshem gërmojnë tokë
Mundohen të fshehin vetveten nga syri magjik i botës.

E strukur në shkëmb me shikimin mbi rërën e lagur
Skaliti orën me akrepa të prishur, vitin dhe datën...

Më kot mendja pa reshtur kurdis akrepat e zemrës
Lotët vazhdojnë të pikojnë në dallgën e egër!!!!!.