>
LETERSISHQIP

Magjike

Sa doja të të prekja buzën..
Të të puthja ngadalë gushën,
Të ledhatoj lëkurën tënde të imët
Mes lugina ëndrrash dashurish.

O Zot, në parajsën e saj
Momentalisht harrova frymë të marr.
Me dëshirën e ylbertë hënën rrezatova
...në gjoks strukur po e mbaj...

Zemrat shpërthejnë e shqyejnë kraharorin
E djersë të ftohta trupin tonë mbulojnë,
Në ëmbelsinë e afshit të nxehtësisë
Në një trup të vetëm butësisht jemi shkrirë!