>
LETERSISHQIP

Jete…

Jetë...
Një shëtitje e vetme
Shoqëruar me miq dhe armiq
Drejt të panjohurës fundesi!

Një moment...
I një mbremjeje romantike në bregdet
Mes përqafimesh të ngrohta,
Të një nate të ndritshme,
Nën tingujt e një muzike të lehtë...!

Një cigar i vetem...
Që helmon çdo pjesë të trupit njerezor,
Përballur me lotët e dhimbjes
Në acarin e ashpër dimëror...!

Një përrallë dashurie
E humbur në llogjikën e fshehtësisë,
Ku ëndrrat ndjekin njëra-tjetren

Detajet trupore shkrirë në dashuri..!

Një frymëmarrje e vetme...
Në rrugicat e një qyteti të qetë.
Ndeshur me padrejtësitë e botës...

Ku dhe vetë "vdekja" ëmbëlsi sjell...!!!