>
LETERSISHQIP

Jeta Në Pikturë

Në një çast kaloi dhe një ditë
Një shprehje e vrazhdë e monotonisë,
Një ditë që më duhet harreses t'ia lë
Tashmë është e shkuar nuk do vijë më...

Një faqe e librit shumëngjyrsh ngjyrosur
Një gjethe rënë në lumin e inatosur,
Rrugën drejt detit e pafuqishme ka marrë
Përplaset me gurët, herë qesh e herë qan...

Ç'do pikë loti i saj, në ujin e lumit rënë,
Një njollë të zezë në libër ka lënë.
E lodhur i duhet të vazhdojë rrugën e saj
Edhe kur dielli qesh, edhe kur qielli qan.

Faqet e librit ndjekin njëra - tjetren
Njëra zhgarravitur tjetra ngjyrosur,
Çdo faqe e tij dite nga jeta jonë,
Kush prej nesh di të pikturojë...?!