TEKSTESHQIP

Devis Xherahu
Nuk E Kuptoj
Lyrics
(Feat. Santi)

(Devis Xherahu)
U shfaqe mbrëmë në ëndrrën time
Kush të solli, nuk e di
Bëj çudi, vërtetë çudi

Puthe lotin tim të lagur
Unë buzëqesha si fëmi
Hapa sytë të të shikoja
Por në çast u zhduke ti

(Refreni)
Nuk e kuptoj
Dhe nuk e di se ç’ndodh me mua
Kërkoj, kërkoj, por nuk e gjej
Si mundet veten ta gënjej

Mos ndoshta vallë
Mos ndoshta vallë jam i dënuar
Se unë di vetëm të të dua
Dhe jo nuk mund të të urrej

Ti vjen dhe më tundon në mbrëmje
Në zemrën time ndez një shpresë
Dhe më bën, që të të pres

Me imazhin tënd në mendje
Ti vazhdon të më gënjesh
Dhe më lë prapa hijen tënde
Që dalëngadalë fillon të vdesë

Refreni

(Santi)
Ty nuk t’urrej
Se jom m’su me t’dasht kur tjert jan kon penges
Asnjo, besom asnjo nuk m’vet asnjo sun m’njeki ën mes
Sun e lo ndjenjën që për ty e kom pas
Vete ti vetë veten, për ty jom i njejt
Se kejta i kom edhe menjen te ti
Jom i dënum me pas menjen te ti
N’ondërr ëm del e po shtjen xhelozi
Pengesa, pengesa mungon veç dashni
Thirrëm ën tel, me kon po del
Ti nuk je mo njëjt, si tjera hert
Ama cdo dit ti mu zemrën ma ther

(Devisi)
Nuk e kuptoj, nuk e kuptoj
Të të urrej unë ty
Kërkoj, kërkoj por nuk e gjej
Si mundet veten ta gënjej

Mos ndoshta vallë
Mos ndoshta vallë jam i dënuar
Se unë di vetëm të të dua
Dhe jo nuk mund të të urrej

U shfaqe mbrëmë në ëndrrën time…

DËRGOI: