>
LETERSISHQIP

Mes Dëshirash

Nëse ende
Nuk jam zgjuar
Mos me thirr!

Prekmë?!…
Lehte, prekmë…
Trupin
Mos ki frikë!

Nëse gjumi
Të mundonë
Dhe idetë rrotullon
Zbraz…
Zbërthimet
Jeta ndihet
Aty nxitet dhe shijon
Si një Krisht…
Më Kryqezon.

Dhe gëzimit!...
Digjem
Shuhem
Zjarri ndez...
Shpirtin, çudi!
Gjithë suprizat
Aty mblidhen
Nuk përmbahen
Më… ndjesitë.

Nxehtesi mistike
Ruhet si besim
E vërteton,
O harem!...
Kurrë
S’ përflakesh
Humb çdo fill e nuk përton
Perceptim
S' ndërgjegjëson.

Mes gëzimit
Si të shuhem?!...
Kur dhuron
Pa fund
Më jep
Falje trup dhe prapë?!…
Falë
Çdo gjë heshtë me vrullin
Merrë
Kompozim qe mban
Veç vlerë.


Buzeve!...
Kërkojmë dhe japim
Shpirt deshirash
Në kërkim.
Ato!...
Prekin
Pasuritë
Prandaj mbeten
Mbi krijim

Falmë!…
Nektar, buzët
Deshirat
Shpirtin dhamë
Dashurisë
Jo mes yjesh
Përjetohet por
Ato, sa largë
Na rrinë nuk jetojnë
Përjetësinë.


Nëse
Ende gjumi
Prekë
Ëndrat
Lë…
Pa përkushtim
Jetës
Vetëm
Përjetohet
Pa pushtim...

Etiketim.

Zgjohem!...
Krahëve... kuptohen
Ndjenja
Ndjejnë, qeliz funksion
Trupi ytë!…
Reagonë
Natës mbetet
Si bastion.

Unë me ndjenjën
Ndjenjën
Shuaj mës misterit
Art… levronë.