>
LETERSISHQIP

Përkëdhelje Bukurie

Me bukurinë udhëtojmë
Mbushur mendime.
Ç’do përkëdhelje, zgjon ëndërime?!...

Prehri i ngrohtë, i çdo Itake,
Nuk i përket zhgënjimit, dhimbjes
Mallit dhe joshjes momentale
Kur tradhton!
Brënda braktisjes të ndërgjegjes tënde Itakë
Dhe jashtë parametrave tona, ti, ... prapë...
I përpunon.

Shkëmbi!...
Nuk trëmbet marrëzisë
Së dallgës,
Thërmohet!
Jetën qeton kur këmbët i lëpin
Dhe i ledhaton.

Psikoanalizë e brezave, ...
Filozofisë,
Një skalion
S’mund të mbetet mburojë
Thyhet, ...
Vazhdimësisë së marrëzisë.

Tërrësia jonë, përplaset Itakë dhe ngrihet
Mbi çdo moment magjie, gjithësie.
Transformimi dhe tretja, shkëmbim lënde
Apo kundërvënie i shpirtit në kërkim?!...

Këtë, nuk ja besoj sofizmave
Që mundojnë qendrojnë, ...
Përjetësisë mbi parkun tëndë
Dhe të lavdisë o amësi e thellësisë.
Brënda vizioneve tona, ... zgjon, ...
Hapësirat, e përsosmerisë!