>
LETERSISHQIP

Trokitje

Të elektrizuara pikat prej afrimitetit, dehen!
Ashtu, dehshëm trokasin
Hapësirës, duke marrë përmasat si një aktor
I madhështisë dhe i trishtimit, ... lartësisë

Masa e tyre, çan hapësirën duke ndruar vëllimet
Sferike, kuboike, piramidale po mbi të gjitha!...
Shpërthimet e vetëtimave ngjajnë, ... një fushe
Të minuar duke i ngjeshur ato, në dënesa!

Kaosit atmosferik s’përmbajnë vetveten
Dhe rrokullisen, duke kërkuar secila
Një startim të pa ndërgjegjësuar mbritjeje.

Kur trupi i tyre shëmbet, ndjejnë,
Zgjohen, si qenie e gjallë levizin
Labirinteve e dejeve tokësore.

Qarkullimi, ushqen, tret dhe rrit çdo qelizë, mbulon
Dhe përqafon gjerësinë arteriale tokësore, risjell
Freski, ripertëritje dhe çorientim mllëfit të qetësisë,
Madhështisë dehëse të gjithësisë.
Kur i përkasin përallores, ambasadores së aritjeve
Që verbojnë botën duhet t’i trëmbet, ... shpirti ynë.
Përsosmerisë ikonike dhe trishtuese të reve, shtohet
Demagogjia e shprehjes, meditimi dhe trishtimi ynë;
Kjo, fantazi vizionare dhe krijuese, udhëtimit.

E përkëdhelura e gjithësisë, dehej madhështisë
Së pasqyrës qiellore, bukurive krenare të saj
Dhe ngrinte sa më lartë gjijtë e saj femëror
Drejt pushtimit dhe çthurjes së kaltërsive
Nëpërmjet grahmave shpirtërore, për sundim!

Llavën hidhnin sa më lartë dhe qielli... i milte
Duke lënë prapë të pa shuar epshin e tyre
Pretndues, posedues dhe predikues të tyre
Triumfator!

Çmenduria zhvilluese e përmasave gjenetike
Tokësore ndjenin madhështinë e përmbajtjes
Hapësirës ku lëviznin me krenari të pa shoqe
Dhe të vetme, përballë gjithësisë.

Mbi këto krenari, pikat humbën durimin dhe haremin
E tyre dueleve dhe dusheve qiellore.
Gëzimi, rënkesat dhe mjerimi, haruan pronësinë,
Kurorë bënë vajtimin!

Ditë mjerane udhëtonin brënda dhe përtej zilisë
Si dhimbje e mbytur, kujdesit të shuar
Dhe kalimtar egoizmit që i stis.

Përtej zhvillimeve prapë do t’ju marrë malli,
Ju shikoj, i tharë loti i qiejve ku mbritët rrezet,
Shumë, ... s’ju admirojnë!
A mund të mbetet prapë zilia e lartësisë
Projeksion?!...

Brënda mundimeve pikat
U mblodhën përseri dhe rënies, ...
U hazdisën!

Qielli krenohej kur milte dhe ledhatonte gjinjtë
Tokësor si pjesë e qenësishme e tërësisë së tij.
Toka, gëzonte dhe lakmonte shtrydhjen përqafuese
Lotit të tij, levizjeve të pa kontrolluara dhe kaotike
Sterilitetit që përmbanin.

Ëngjëjt! Përgjonin, përgjonin veprimtarinë e tyre
Dhe s’i frenonin mbylljes së katakombeve
Thëllësive tokësore në larjen, ... e mëkateve!

Jashtë ndërgjegjësimit pikat, bëhën shkatëruese,
Tronditëse dhe ledhatare përpëlitjeve hapësinore
Plot rrënkim dhe gëzim! Imazhet e tyre të përkryera
I rrënuan trokitjeve medituese gjithmonë jetës
Në përgjim.

Pikat dhe shiu, si zëra bishash iritimeve provokojnë
Mendimet, mundimet dhe kaltërsinë shpirtërore.
Ato, ngjasojnë jetës, mbi gëzimet kondensohen
Dilemave rikrijimit të ciklit, ... vazhdimësisë.