>
LETERSISHQIP

Përshendetje E Tej Skajëshme

Planeti i shndritshëm i sistemit tonë, zbret të josh
Jetën, të vendos balanca dhe fat planeteve lëshuar
Ledhatimit mbi rrezet e tij si dhe krehjes dhe alarmimit
Vendosur qeverisë qiellore mbi skema mashtruese,
Rënkime dhe çthurje devijimit mbi parimin, ... ngrohtësi!

Rrezatimi i planetit të ngrohtë shtrinte krenarinë
Ritmike fuqisë rrezatuese dhe goditëse mardhënieve
Që ndryshonin në terësi sistemin e veprimit planetar
Si dhe kullimin rrezatues, të masës njerëzore, në veçanti.

Rumbullaksia e përkryer ciklike dhe monotone e tij
U paraqit në formën e buzëve vizatimeve kjo, si shenjë
Mirënjohjeje dhe ngrohtësie përzgjedhjes, çorientuese.

Ne, rritemi brënda ngrohtësisë dhe flakët tona
Përpijnë, ... jetën, zhvillimit pa gërshetim.
Aplikim çoroditës dhe sfidues dijet njerëzore padrejtësisë
Falëse mes energjive të tij dhe planetit të zjarrtë
Dhe të të ngrohtë që vëzhgon dhe mashtron fshehjes
Eklipsore, për një rikthim të madhë të madhështisë!

Asnjëherë nuk e parafytyrova perëndinë
Mbi frenimin dhe perëndimin e gjithësisë
Ndaj mbretërive që s’i përkasin më, ... magjisë!

Sa i dashur ky Diell veçse, ... sundimtar, ...
Mbi të gjithë!
Mos vallë dezertimit prej rrezeve të tij njerëzit
Harojnë të përcjellin ngrohtësinë?!...

E dyshimtë krenaria njerëzore mes britmave joshëse,
Lavdisë.
Rrezatimet kozmografike bagazh stok nuk bien
Ligjeve që ndryshojnë dhe ndryshojmë iritimeve
Mendore, qetësisë.
Ato, mundojnë, sundojnë, përkulen transformimit...
Përjetësisë.

A mundet rrezatimin diellit, ... t’ia gjykojmë?!...
Iritimeve të tij ai, pranon vetëm ngjitje përsosmërie
Kur i afrojmë përkujdesjes, gjirit që na rrit dhe e vjelim
Veçse, ... na mjel energjitë, që i sfidojmë!