>
LETERSISHQIP

Rutinë Jete

Ujëvarë e shkurtër, vitet!...
Kërusur dhe thyer rrugëve ku rritemi,
Mbetemi, shuhemi dhe shkundemi
Si udhëkryq pa semafor.
Një trup i ngurtë, i ngushtë, ...i shtrydhur
Si një shtëpi
Ngjyrave pa përshtatje akromatopsis.

Hije!... gri.
Hije e gurrtë përplaset, thyen gurrin
Dhe Ne, arkitekturave që zbërthejnë
Mendimin tonë dhe pse s’ qendrojmë
Dhe qendrojnë... përjetësisë.

Përjetësi...
Ndertimore mbi një çati program pranimi
Ngrohtësie, ... drite, njohjeve
Ku depërton dritareve shkulur që digjen
Njerrëzit dhe portat pritjeve të stërgjatura
Ngjeshur
Si shpatulla shtyllave, mbështetur shtrengatave
Stinore lëshuar si pika loti strehëzave
Të njeri tjetrit pa kursim?!...

Shikim i nxirë!...
Filxhan shkulur, ashtu
Si flokë shkatrimit dhe shkarkimit
Zgjimit...
Të një urie të vështirë
Brishtësisë...