>
BIOSHQIP

Dhurata Dora Në Kosovë Për Këngë Të Reja

30-06-2013
Ka pak ditë që këngëtarja atraktive e hitit “I like it’, Dhurata Dora gjendet në Kosovë. Por cila është arsyeja, ajo këtë e ka treguar edhe në programin Mix-Max se është duke bashkëpunuar me disa producentë dhe disa artistë për këngë të reja. Madje Dhurata ka treguar se pas hitit të saj që ishte punuar nga reperi 2 Ton, pret që të sjellë këngë edhe më të bukura të cilat do të pëlqehen nga adhuruesit e saj. E pyetur se pse ajo nuk ka provuar në ndonjë kompeticion të huaj për të garuar sic është “Super Star” në Gjermnai, ku ajo edhe jeton, këngëtarja ka thënë se i pëlqen që muzika e saj të bëhet për shqiptarët, por edhe nga miqtë e saj të huaj që janë të shumtë ka komente shumë pozitive. Ne mësojmë se Dhurata një ditë mund të kthehet përfundimisht e pse jo për të jetuar në Kosovë dhe për të studiuar këtu.
(Maksim Gjokaj/teksteshqip.com)

Dhurata Dora Në Kosovë Për Këngë Të Reja