>
BIOSHQIP

Dhurata Lanson Trailerin E Këngës Më Të Re

17-05-2015
Këngëtarja Dhurata Dora siç duket shumë shpejt do të na vijë me një tjetër hit, kjo pasi ajo e ka gati këngën e saj më të re "Ti Don" e cila pritet që të lansohet shumë shpejt në treg edhe me videoklip.

Kënga është realizuar nga MAX Audio e ndërsa tekstin e ka shkruar vetë Dhurata në bashkpunim me Yang Zerken.

Videoklipi po punohet nga produksioni nga Shqipëria, MAX Production, të cilët kanë nën menaxhim aktualaisht këngëtaren.

Max production kanë publikuar gjithashtu trailerin e videoklipit i cili thonë se do të transmetohet shumë shpejt edhe i plotë. "Së shpejti një tjetër hit veror nga Dhurata Dora në bashkëpunim me MAX Production", thuhet në njëftimin që ka bërë produksioni në facebook.
(B.A/Teksteshqip.Com)

Dhurata Lanson Trailerin E Këngës Më Të Re