>
LETERSISHQIP

Verë E Vjetër

Nuk është gruaja plaçkë e mbetur,
vite ikur lënë në qosh,
shpirti i sajë verë e vjetër,
me një gllënjkë shpirtin ta josh.

Zëmrën mbyllur n’atë shpellë,
murë tymosur pisë të zes,
shihi, sytë e saj të diell’të,
qerpik-fije kashte ndez.

N’atë burg, shpirt i pranguar,
në llumpellg zhymi të lagësht,
shih, buzëkuqa, dritë praruar,
me nje puthje t’shëron plagët,

Nëse zjarrin, le të fiket,
dhe në hi ktheve gjithshka,
ai kërcu, heshtur përzhitet,
me një spithë të fikur ‘s’ka

Gruaja s’është thjesht’ një gotë pije,
shkumëzim, shampanja vetë,
kundërmim lulesh plot hire,
që aromën kurrë s’humbet.