Më mbaj mend (për 1 muaj)

Hyrja është kryer me sukses!

Kur Do Te Ndalen Lotet

Ne oborr, ne dege te manit,
nje bilbil ia ka nisur vajit.
Fort te lutem o shpend i rralle
-perse ti vajit ia ke marre?
Eh! Djale i vogel na qenke trim,
zemra me ka rene ne pikellim,
se te rinjte e fshatit tim,
arratisen ne rruge pa kthim.
Ne jete kam pasur deshire,
te kendoj te jem i lire,
duke fluturuar lis me lis,
i gezohesha ardhmerise.
Vite te tera po pres me kot,
ne vajtime i mbytur ne lot,
ikin larg per kafshate gole;
-kujt ia lene prinder e troje?
E kam veshtire por shpresoj,
se, pas vajtimit do te gezoj.
Trojet tona do te gjallerojne,
dhe syte, nuk do te lotojne.

- poezi nga Diell Rushiti


- Poezia u dërgua nga erdoniti -

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  1


Komente mbi këtë krijim


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet