Më mbaj mend (për 1 muaj)

Poezi Pa Emer

Ate dite
Do te flet syri
Per gjerat qe ka pare
Per te miren e te keqen
Per shikimin e shperlare

Ate dite
Do te flet veshi
Per degjimin ne kete bote
Per t'lejuaren, per pergjimin
Madje per cdo fjale te kote

Ate dite
Do te flasin
Edhe kemba e dora tok
Per cdo hap qe eshte bere
Per cdo goditje pa nevoje

Ate dite
Do te hesht gjuha
Ajo foli ne kete bote...
Kur te shkaperderdhen yjet
E te qahet qielli
Kur te perzihen detet
E te humb shkelqimin dielli.

Kur te dridhet fuqishem Toka
E te shemben malet
Kur te humb bukurine agimi
E te trazohen varret.

Kur nena te braktis femine
E jetimi te kerkon hakun
Kur tirani te ulurine
E deshmori te ndale gjakun.

Ate dite
Do te flet zjarri
Ate dite
Do te sundon vapa
Ate dite
Ah, ate dite
Ate dite
Nuk ka kthim prapa.

- poezi nga Diell Rushiti


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  2

Komente mbi këtë krijim


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet