Më mbaj mend (për 1 muaj)

Hyrja është kryer me sukses!

Kur Më Mungon Tetova

Mori tetovë vendi im
Sa më ka marr malli për ty
Tash sa kohë që jam në mërgim
U dogja me të pa me sy
Kur më mungon tetova
Asgje për mu s'ka vlerë
E ka peshen sa tanë bota
Për te ne ëndërr shpirti më therë
Trupin këtu mendjen te ti
Larg të kam por pranë më ke
Kam shumë mall e dashuri
Për ate vend ku unë kam le
Kur më mungon tetova
Zemra rreh me mallin e saj
Më pushtojnë ndjenja të forta
Dhe lotët kthehen në vaj
Kur më mungon tetova
Gjithçka më duket se mungon
Zemra vetë ta kërkoka
Ate që shpirti fort e don

- poezi nga Diell Rushiti


Nuk ka akoma asnjë votë



Komente mbi këtë krijim


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet