>
BIOSHQIP
Biografia
Diellza Dobroshi është një këngëtare e re që po shijon hapat e saj drejt suksesit. Posedon një stil të veçantë të të kënduarit gjë që e bën të dallohet nga këngëtarët e tjerë.

Në moshën 11 vjeçare, incizoi një CD me disa këngë cover të këngëtarëve të huaj. Donte qe kjo CD te ishte kolona zanore e një lloj albumi fotografish private, por pas ca kohësh Enis Presheva dëgjoi këtë demo dhe i ofroi të bëjë një këngë për të.

Kështu në moshën 13 vjeçare incizoi këngën e parë "Kur koha nuk mjafton".

Në Qershor 2011, Diellza Dobroshi merr pjesë në Top Fest 8 me "Kam Diçka Qe Duhet Ta Them", një këngë e zhanerit pop/soul dhe që arriti të përformonte live. Në këtë periudhë lindi edhe ajo dëshira e flaktë për të dalë në skenë dhe për t'u marrë me muzikë/art profesionalisht.

Në Qershor 2012, Diellza Dobroshi merr pjesë në Netët e Klipit Shqiptar 11 me këngën "Kam Diçka Qe Duhet Ta Them".

Në Maj 2012, Diellza Dobroshi merr pjesë në Top Fest 9 me këngën "Per Henen".

Në Maj 2013, Diellza Dobroshi merr pjesë në Top Fest 10 me këngën "Dejzi", kompozuar nga Florent Boshjaku dhe me tekst të Eliza Hoxhës.

Më datë 17 Qershor 2013, Diellza Dobroshi publikon videoklipin "Natë Adoloshente". Muzika e këngës u punua nga Florent Boshnjaku, teksti u shkrua nga vetë Diellza Dobroshi. Videoklipi u prodhua nga Asha. Me këtë këngë, Diellza Dobroshi merr pjesë në Netët E Klipit Shqiptar 13 në vitin 2014.