>
BIOSHQIP
Biografia
Quhet Diellza Ibishi e lindur në Suedi, ka kryer atje shkollën e mesme të muzikës ndërkohë që me këtë hobi meret që në moshë të re duke e trashëguar kështu si talent nga babai i saj. Këdon zhanre të ndryshme si nga pop, reggaeton etj por ajo këtë herë ka vendosur që të vij me një projekt reggae.

Më datë 31 Gusht 2015, Diellza Ibishi publikon videoklipin "Papi Love", në bashkëpunim me Don Enio. Teksti u shkrua nga Don Enio.

Më datë 24 Dhjetor 2015, Diellza Ibishi publikon videoklipin "Nuk E Meriton".

Më datë 28 Qershor 2016, Diellza publikon videoklipin "Lshoja Zanin". Teksti i këngës u shkrua nga Besa Krasniqi. Videoklipi u prodhua nga kompania Entermedia.

Më datë 4 Mars 2018, Diellza Ibishi publikon videoklipin "Krejt I Lo". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Diellza Ibishi, me miksim nga Hurricane Productions. Klipi mjaft profesional është realizuar nga Maluha Media në Suedi derisa për stajlingun dhe grimin është përkujdesur Merlinda Nura bashkë me Diellzën.