>
BIOSHQIP
Biografia
Është kjo Dilja Zabeli, një këngëtare që ka një zë mjaftë të veçantë dhe një stil joshës, tiparet e të qenit një vajzë modeste, e ëmbël kanë ndikuar mjaftë shumë në krijimin e saj si personalitet i çmuar tek të tjerët. Ndonëse kënga për të vazhdon të mbetet njëra nga profesionet më të dashura të saj me të cilën edhe është rritur. Fillimin e këngës ajo e kujton që nga mosha 15 vjeçare duke qenë pjesë e shoqërisë kulturo-artistike "Drenica" nga i cili edhe filloi hapat e parë drejt ndërtimit të karrierës muzikore. Veçori e këngëtares është interpretimi në disa zhanre muzikore, mbase edhe plasimi i dhjetëra këngëve të cilat shënojnë një vulë në identifikimin e këngëtares.

Në Maj 2012, Dilja merr pjesë në Çelësi Muzikor 6 me këngën "Pa Ty S'jam Gjallë", një këngë hit që këngëtares i ka sjellë çmime mjaft të rëndësishme në festivale.

Më datë 2 Prill 2015, Dilja publikon videoklipin "Hape Zemren".

Më datë 19 Qershor 2015, Dilja publikon videoklipin "Bagazhi I Vuajtjeve".

Më datë 7 Mars 2016, Dilja publikon videoklipin "Nanë Moj Nanë".

Më datë 21 Maj 2019, Dilja publikon videoklipin "Si Llokum".

Më datë 7 Qershor 2019, Dilja publikon videoklipin "Tjeter Dashni".