>
LETERSISHQIP

Të Digjesh Në Zjarr

Në fantazitë e mia të shumta, kisha jetuar me heronj, mite
të Greqisë e të Egjipit,
pa ditur, pa kuptuar se mitet një ditë të shfaqen si vegime,
fantazma e trup i kallur i botës së gjallë.

Azurisi egjiptian që vdiq padrejtësisht prej tinëzisë,
nuk ekzistonte veç në libra, në fletore, në vizatime,
por qenka e mundshme me u ringjall,
pasi prush e hi je bërë në zjarr të madh.

E kohët rrokullisen, dielli lind e vdes në horizont të kuq
Në teatrin e madh të të gjallëve ka luftë,
ka mishra që digjen prej mbretit, titanëve, ciklopëve,
që gjakshëm rrëmbejnë peshoren e drejtësisë.

Pas kësaj ka vdekje, e vendin e vet do të zërë secili,
Në ekzistoftë dorë e perëndisë.