>
LETERSISHQIP

Një Tufë Me Lule

Do ta marr një tufë me lule, jo në dyqan nuk do ta blej,
se aromë nuk kanë e artificë krejt janë, por do t'i shkul në kopsht me ngjyra e do eci
me ta e njerëzve do ua dhuroj: "Merrini shijojini".
Mjaft hëngrët beton, kokrriza e ilaçe": "Merrini e gëzohuni".

Po njerëzit nuk buzëqeshin, jo jo nuk buzëqeshin,
por unë qaj e nuk vdes se thikën guxim nuk kam që ta ngul në shpirt.
Nuk e thonë, por njerëzia fshehurazi pëshpërit:
"Lulet aromë kanë, por bar janë e ne nuk i hamë".