>
LETERSISHQIP

Errësirë

Në errësirë, në vetmi të madhe aty ku s’mundet të depërtojë uturimë e botës së jashtme, mundesh me e dit’ çka është liria,
Fjalë e shenjtë sa vetë qielli përskaj tokës.

Liri po, dua. Me ik prej gjithkundit e me ik askund, të lodroj si fëmija larg përbindshmërisë njerëzore. Jo jo, njerëz nuk dua. Errësirë përditë, pengesë lirie ku hyn materiali, jo i ndërtimit, ç’shaka djallëzore, sarkazëm therrëse. Këtu del dëshira për “fluturim”. Në errësirë, aty detyrohesh të ecësh në kuturu, pa ditur nëse vritesh a gjak bëhesh ndër gjunjë, se fundi mëshirë jo nuk njeh, zbardhur dhëmbët nën vete fshehur, dhe për ty, errësirë është, si për të gjithë.