>
LETERSISHQIP

Shpirt Satanai

E një ditë shpirt satanai, pashë tek vërtitej rreth e rrotull meje
shpirt i zi, që ndillte keq dhe veshur me ngjyra të errëta, si ëndërr e poshtër, plot trishtim,
prish rehatinë në përpjekje për të dëbuar shpirtin e ligë, që kishte zënë hapësirë të bardhë,
e ik larg shpirt satanai, ti vend këtu nuk mundesh të kesh, se të tilla shpirta nuk i dua.

Ballë për ballë me satanain, u gjakosa, u dërrmova, bërë shoshë në gjunjë e poshtë,
ëndërr e poshtër, mort i ligë që nuk e dua, re të zeza mbi qiellin blu, arratisje nga mirësia,
vurg e dhimbë, lot e mall krejt u bëra, sa nuk shihesha me sy, bëra ç’bëra,
satanai u largua, po me dhimbje mbeta prapë, skuqur gjunjët plot me gjak, e prapë në gjumë heshtur fjeta, por pa shpirt satanai.