>
LETERSISHQIP

Vranësirë

Vranët, si era e ftohtë e veriut, si murlan në male të larta, në shtëpi periferike që mezi duken,
betejë osmane në kështjellë të lartë, për të rrëmbyer kulturë të Europës, re blu e zi mbi qiell pa formë,
trubullirë, njerëz si silueta që ecin rrugëve të panumërta të rruzullit të vet të vogël tokësor,
sot është viti 1666, data 6, qershor është, vranët si kurrë më herët bën.

Viti 33, ja përcaktimi i fatit dhe mëkatit, turra e druve dhe heretikët e varur në shesh,
numra ka më pas, ecje, ejacakje, hije, vende, trishtime, ikje, një mërzi sa shiu i madh në një pasdite dhjetori,
kur zemra mbushet plot me ujë deti, me kripë deri në fyt, pëlumbarët që hedhin grepat, bërtasin duke lidhur litarët,
në tokë është shkretëtirë, kurse lart në qiell, diku lart, ka vranësirë, vranësirë.