>
LETERSISHQIP

Homeri

Një njeri, një madhështi, si hyjni, në verbëri, shpalos gjini,
faqe botës në origjinë të njerëzisë si kometa sjell vetë eposin, tragjiken e tragjedisë,
për çdo kohë, si rrokullimë, si kometë e jetës së gjallë dhe fantazisë,
ku ngërdheshet tmerrshëm, eglendisur e tinëzisht fuqi, forcë e dinakëri.

Është Homeri, botë më botë, tokë më tokë, ecur zvarrë nëpër shtëpi,
luftën, atë të përbotshmen që në çdo vit, në çdo kalendar nuk ndalet kurrë, si homorragji e kombeve mbarë,
e dëfton, me Akilin si hero, trimëri e krejt e stërmadhe, në varr sa një Athinë. është Homeri, dramë e madhe, sa zhdukja e Trojës nga faqe e dheut, luftë e luftë, në kohë pa kohë, infinit e në pakufi.