>
LETERSISHQIP

Shpirt Poeti

Një melodi, muzikë e përjetshme, si mish që piqet në zgarrë,
e që muzikën e vet e shpërndan gjithandej, si aromë trëndafilash në oborre mbretërore,
e nga kjo plasin veç kokat e atyre që janë të mbushra me qelb,
ja ç'do të thotë të kesh shpirt poeti.

shpirtra të vdekur të dallosh, të flasësh me ta, kaosin të përjetosh,
detin që është në qytet dhe qytetin që është në det, pallatet që janë në lumë dhe lumi në përrua është,
një poet me shpirt të trazuar nga kombi armik dehshëm thotë:
"aty ku ka kaos në fillim, do të ketë ardhmëri".