>
LETERSISHQIP

Agim I Ri

Në tokën e re të çizmes italike, tej duken kodrat, era det përreth,
trageti na dërgon në Bari, qytetin Italian që shtrihet në zemër të Mesdheut,
tej duken shtëpitë e italianëve, por edhe rumunëve, shqiptarëve, të bëra bashkë,
e ngjajnë kaq piktoreske, mbështjellë me aromë deti, në këtë agim të ri.

Erën e tokës e lamë pas, tashmë ka vetëm aromë deti dhe një pamje si në hënë,
e kisha dëgjuar shprehjen “të zë deti”, por kurrë nuk e kisha vërtetuar, të zinte dhe ishte më keq se kur udhëton me furgon në linja të largëta të atdheut tënd,
por me kokën mbushur me tallash, një Lizë çudirash shfaqej papritur, e madhe sa një ka,
bregdeti i Jonit, ç’bukuri, ç’pamje fantastike, ç’det e ç’diell mbarten në tokën italike.

Po Bari është qytet i të varfërve të Italisë, vend tranzit për ata që në veri duan të pasurohen,
por kaq i bukur, mbresëlënës, një copë udhë shtruar kaq mirë, një taksi që ecën në qetësi të plotë dhe marinarë që hedhin spiranca në agim,
kontrollet vijnë, racë shqiptarësh që shumë merren me punëra të pista, pritje si kafshë të egra të pyllit në lindje,
por kaq shumë na respektojnë, si vala e detit na presin, qetësisht, ata policët, që kaq bukur shkojnë, si në filmin e karabinerëve, shoku e shoqja, kolegu me kolegen, farë pranë detit.
E zbresim poshtë, secili në punët e tija, diçka për të ngrënë në atë diell përvëlonjës mëngjezor,
qyteti i bukur tashmë ç’virgjërohet prej mua vetë, si prej vizitorëve të tjerë, në stacion të trenit, pak më tutje varri i Luigj Gurakuqit, vrarë nga porosia e dorës së Ahmet Zogut,
historia që bashkon dy shtete, dy kombe kaq larg në zhvillim, kaq afër gjeografikisht,
për të mos harruar është edhe ekstradimi nga qeveria komuniste e vrasësit të Luigjit, heroit tonë përparimtar.

E vazhdojmë të ecim si nëpër valë nëpër qytete të Italisë mbarë, duke shkuar sa mundemi në veriun që e tregojnë si Kolorado,
atje nuk mundemi të shkojmë dot, por zbresim në Napoli, një qytet me histori që ngjan me atdheun tonë, por më madhështor është sigurisht,
periferitë e tij mbushur janë me emigrantë, aty sheh njerëzit të rënë në dremitje të egër dhe disa të shkatërruar plotësisht nga jeta e rëndë,
një turk endet në urbanin e shkatërruar, krejt të dërrmuar që të çon në plazhin, ku italianët janë dashamirës edhe ndaj të zinjve, teksa një bebe me ngjyrë e mbajnë tre italiane sikur të ishte fëmija i tyre.

E punohet për para, njerëz që krijojnë rrjeta komunikimi me internet dhe me celular me njerëzit e tyre, në atdheun e largët,
punojnë në fusha e ara për të sjellë diçka në atdhe, Ramazan mbajnë kur nuk mbahet, dielli kur si poç i madh ngrihet në qiell dhe ujë nuk pinë, ata që vijnë nga Afrika, aq fanatikë, besnikët e Muhamedit, t’i respektosh deri në përulje të thellë,
nga mëngjesi deri në darkë në ara punë e rëndë, në traktore, në lodhje pa fund, deri në thyerje të kurrizit ndodh,
ndërsa darka vjen, errësira pushton komunën e bukur me emigrantë shumë, ku ka festa çdo fundjavë, në stole të qendrës puthen çiftet e dashuruar, kurse me qira jetohet nga të huajt, stranjerët famozë. Kështu ndodh përditë e çdo natë , për muaj e dekada, vendasit janë të detyruar që të presin të huajt, e një avokat nga zyra e tij sheh me sytë e mprehtë të huajt, se ata nuk i do.
Po sa bukur e kanë ndërtuar qytezën italianët, një bukuri fantastike, pllaka të arta që janë si bukë peshku,
biçikletat që trokasin në to dhe ikin në supermarkete, blejnë kos, mish dhe pak bukë, ndonjëherë dhe te “hallall”,
festa ka çdo javë se një jetë është, sa të jemi gjallë të festojmë dhe gëzojmë,
komunat e Kasertas shkëlqejnë edhe në brendi, edhe varrezat kanë bukuri që në qytete të atdheut nuk e imagjinon dot.

Në të shkuar nuk e pamë dot Napolin, e vërejtëm në të kthyer, kur erdhëm me tren dhe pamë aty edhe dy ushtarë rezervistë,
që në verë kishin uniforma ushtarake të veshura dhe po plasnin në ujë në djersë, zbritëm nga treni në qendër të Napolit, ua sa bukuri!
të shfaqej ai vend si Tom dhe Xherri, tërë madhështia historike e Napolit të lashtë, ata gradaçela të çonin 200 deri 300 vjet pas, a sa bukur, s’ka më bukur se kaq,
e në qendër hipëm në autobuzët që ngjanin si në atdheun tonë, këto së paku.

Biletat ishin gati se i kishim prerë dhe në kthim, në Bari ikëm sërish dhe e lamë pas atë qytet në qetësi, hipëm në traget mbushur me njerëz,
ndjemë prapë aromën e detit, ulur në tokë si skllevër modern, paratë fshehur nëpër çorape,
Durrësin këtë herë e pamë në mëngjes, jo në mbrëmje siç ndodhi kur ikëm dhe kish’ paksa madhështi,
e zbritëm ne, si të gjithë njerëzit aty, çfarë udhëtimi, të shohësh botë me sy, një epokë e re, ndjen një çlirim, ish një agim i ri.