>
LETERSISHQIP

Zemër

Nëse një njeri nuk ka plagë në zemër, plagë që ther deri në dhimbje drejt vdekjes,
që nuk ka një plagë që regëtin fort në zemër të ngratë, njësoj si në tregimet e De Amicis dhe e shemb përditë si shkrepa mali,
nëse dot nuk është një fiorentin i vogël, që sakrifikon veten për të tjerët dhe gjumin e natës nuk e bën që lumturi të ketë për të gjithë,
plagë në zemër ka, njeriu i mirë, që mendon jo ngushtë, por dhe më gjerë se kaq.

Nëse nuk ka njeriu plagë në zemër, që i regëtin fort qoftë jo për vetveten, për të tjerët që ka përreth,
ose për atë çka vëren në jetë të tij, teksa ecën, vështron, mjerim, mall, dashuri dhe dhembhuri, por të gjitha këto i hedh poshtë si dërrasë pa shkumës,
nëse shpirt i tij nuk është si i një romanjoli të vogël që shpinën kthen dhe vetë vritet e gjyshen shpëton nga kthetrat e vjedhësve të shtëpisë,
nëse nuk është një njeri i tillë, që plagë në zemër hiç nuk ka, jo njeri nuk është.