>
LETERSISHQIP

Rrëfimi I Ushtar Fat’hi

Sonte në mesnatë do të na marrin nga qelitë, me forcë, ata xhandarët me kapuçë në kokë,
larg nga burgjet e ndyra do të jemi, larg mënxyrës që zien nëpër birucat, kaq shumë të nxirë,
do të na plasin jashtë, shyqyr për herë të parë do ta ndjej unë erën, edhe pse natë do të jetë,
së paku qytetit aromën do t’ja ndjej, qoftë kjo edhe hera e fundit që e ndjej aromën e vendit tim.

Na morën ata xhandarët, me rroba, me maska e me armë në duar, të huajt, në freskinë e mbrëmjes, në pak liri munda të them fjalët e fundit të miat,
tek ndjej vdekjen time krejt ngadalë, mund të them fjalët e fundit dhe ata janë kaq të thjeshta dhe tragjike në të njëjtën kohë:
“Vdekje më merr, unë theror, por poshtë gjakut tim, këtu në këtë dhe, në këtë vend, dua që për të dashurën time, për një glob të tërë,
Freski të ketë, liri pa kërcënim, larg nga armiqtë, nga ata që e vrasin dhe e presin lirinë, si kamxhik e shkretojnë, me gjakun që rrjedh pikë – pikë. Dhe sonte, unë për herë të fundit, ndjeva lirinë, duke shpresuar se pas vdekjes sime, poshtë gjakut tim, nesër në këtë vend një çift i ri do të lindë, do të krijojnë ardhmëri.