>
LETERSISHQIP

Qyteti Im

Qyteti im nuk është i madh, as perëndimit nuk i ngjan shumë, ndoshta më shumë Sarajevës,
i çuditshëm është shumë, se vera është si në Sahara dhe dimri si në Siberi, në qytetin tim,
ka heronj të shumtë, por veç atyre, më e bukur është aroma e lules së blirit,
qëndron qyteti i ndërtuar në një rrëzë buzë rrugës, teksa zbret tëposhtë si në një rrëpirë.
Pazari i vjetër, si lagje boshnjake e para-luftës shpesh ngjan, ndonjëherë një modernitet vishet mbi qytet,
kurse bulevardi është qetësimi i mbrëmjes, si në një pasarelë pa kamera, me modë të dyqaneve me perde dhe me copa,
qyteti për çdo kohë zbrazet, edhe krahina, edhe çdo gjë që është përreth sa vjen dhe bie,
ndërsa ikje shumë ka, sa në vend sa jashtë vendit, dielli perëndon i kuq në perëndim, një shpresë e madhe si lulekuqe lart ndrin.