>
LETERSISHQIP

Koha Rrotullohet

Jam i gatshëm të flas para jush se koha rrotullohet, zotërinj,
çfarë ishte dje e keqe, sot bëhet e mirë dhe çfarë është sot e mirë, nesër mund të bëhet e keqe,
e mira e mund të keqen, e keqja e mund të mirën, vdekja është drejtësi me natyrën,
e sot afganë ka në Greqi, që dje ishin barbarë e Homerë ka në rrugë të largëta, në Afganistan.

Dielli lind në lindje dhe vdes në perëndim, por edhe lind në perëndim dhe vdes në lindje,
jeta bëhet kafka dhe kafka bëhet jetë, kombi shkon deri në qiell e kombi zhytet krejt,
vitet, dekadat ikin, edhe njerëzit, bashkë me brezat, edhe historinë. E kjo e fundit është një hiç, gjaku i saj i madh, shtërpa e njerëzimit, urrejtje e pavlerë,
të jetojmë këtë jetë se është vetëm një. Le të mbetet në fund, si relike e shkretë, një mësues historie, që nxit luftë e vrer, që flet për ne të vdekurit, që nuk jemi më. Dhe këtë e bën për atë pak interes, atë ha e pështyj, se një ditë vjen dhe ky mësues nuk është më, e do t'i vij ndërmend se: "Koha rrotullohet, zotëri".